Ish drejtoresha e Tatimeve Brisejda Shehaj ka deklaruar se nuk e ka votuar Erion Veliajn për kryetar bashkie, pasi sipas saj nuk ka pasur një program. Duke komentuar në “Tempora” të Sonila Meços prishjen e Teatrit, Shehaj ka shprehur rezerva ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Shehaj: Për zotin Veliaj nuk dua të shprehem. Unë nuk e kam votuar zotin Veliaj dhe nuk pres ndonjë gjë të madhe nga z. Veliaj.
Sonila Meço: Nuk e keni votuar z. Veliaj? Ju vazhdoni të mbeteni socialiste?
Shehaj: Absolutisht që unë jam e majtë. PS ka pikërisht këtë vlerë, lirinë e saj. Mua nuk më merrte ndonjëherë kryeministri në telefon të më thoshte kë të votoja apo çfarë të firmosja.
Sonila Meço: Pse nuk e votuat z. Veliaj?
Shehaj: Sepse nuk pashë një njeri që të kishte program. Unë në 2019 nuk kam vajtur fare të votoj dhe të votoj z. Veliaj. Nuk kishte as program, as platformë, në asgjë. Sa për zotin Rama më pas është një njeri që e kam votuar, e kam votuar me bindje të plotë që ai do bënte ndryshime dhe që ne do të ishim ndryshe. Kur shoh ato pamjet, ajo ishte arsyeja që unë isha aty. Nuk ishte e nevojshme. Unë sot nuk di ti jap një përgjigje pyetjes Pse.
