Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve ka marrë sot detyrën e nënkryetares së LSI-së në Tiranë. Në mbledhjen e zhvilluar në selinë e LSI me kryesinë e Tiranës, është vendosur që Shehaj të mbajë post drejtues për të komanduar për degën më të madhe të partisë në vend.
Pak kohë më parë, Shehaj deklaroi se do të ishte pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
E pyetur se perse zgjodhi LSI, Shehaj tha se me LSI “jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistët. Aty (në PS) janë rilindasit që mendojnë të hanë socialistët”.