Në një kohë kur PD nuk po del dot nga një krizë të brendshme e cila po mbizotëron prej kohësh, një zgjidhje e mundshme duket se po vjen ga jashtë vendit. Kështu, ish-eurodeputeti Elmar Brok thuhet se ka mbërritur në Tiranë për të negociuar me palët dhe për t’u përpjekur të gjendet një zgjidhje mes tyre.
Në axhendën e ish-Eurodeputetit të CDU-së, pritet se bëjnë pjesë një sërë takimesh si me përfaqësues të PD, ashtu edhe me anëtarë të Komisionit te Rithemelimit.
Ndërkohë, deputetët e PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, por bashkë me të kërkojnë edhe largimin e Sali Berishës nga ideja e tij për të marrë kryesimin e partisë.
