Ish-futbollisti i të rinjve të Juventusit, Xhuzepe Rica, ka ndërruar jetën në moshën 33-vjeçare, pas një emoragjie cerebrale në tru.
Futbollisti ishte shtruar në spital para disa javësh. Ai kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar.
Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore.
Shumë njerëz të botës së sportit janë prekur nga ky lajm, teksa kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, mes të cilëve edhe Kielini me Bufon.
