Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ish-gruaja e burrit më çoi foto nga hoteli me të, prindërit e tij më quajnë k**vë”

20:16 / October 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blerimi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Nensi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blerimi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Nensi një grua gjermane janë burrë e grua. Nensi për Blerimin është gruaja e dytë, ndërsa Blerimi për Nensin është burri i tretë. Nensi në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare është shprehur se ka dyshime që Blerimi akoma shkon me gruan e parë. Me të jeton në shtëpi, ndërsa ish-gruan e çon në hotel.

Nensi tregon se ajo nuk është shkaktarja e problemeve që ai ka në familje dhe se të dy kanë dashur të bëjnë fëmijë, por nuk mund të marrë këtë hap përderisa Blerimi sipas saj po takon ish-gruan e parë. Ajo ka parë foto së bashku dhe këtë gjë e konsideron si provokim nga ish-gruaja e tij.

Eni Çobani: Ke dalë foto me ish-gruan tënde ndërkohë që jeton me Nensin në Gjermani:

Blerimi: E kam bërë, por për hatër të fëmijëve të mi. Kam dy fëmijë nga martesa e parë.

Nensi: Nuk bëhet ashtu.

Blerimi: Jam divorcuar në vitin 2019, por nuk qëndron problemi tek divorci por tek familja.

Nensi: Blerimi ka bërë divorcin pasi më njohu mua.

Blerimi: Unë jam djali i vetëm, prindërit nuk kanë dashur të humb familjen dhe fëmijët.

Nensi: Pse më ofendojnë mua prinderit dhe ish-gruaja e tij, ata thonë që unë jam k**vë, ata nuk më njohin mua dhe nuk e dinë jetën që unë kam bërë. Babai, ish-gruaja edhe dajat edhe krejt familja më shajnë kështu duke më dërguar mesazhe.

Blerimi: Problemin e kanë pasur tek unë ata. Më kanë akuzuar se ia kam kthyer shpinën. Unë nuk kam dashur të lëndoj Nensin përderisa jetoj me të. E pranoj që nuk dua ta vras shpirtërisht.

Nensi: Ish-gruaja më ka nisur një foto me Blerimin në hotel. Ai më thotë që e bëra për fëmijët. Nuk bëhet kjo gjë për fëmijët.

Blerimi: Unë nuk kam dashur të të fus ty në probleme. Unë jam divorcuar nga ish-gruaja por jo nga nëna e babi dhe familja. Unë nuk dua t’i humbas ata, familja më ka kthyer shpinën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.