Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-kandidatja për deputete kërkon 2800 euro për dëshminë e gjuhës gjermane

21:54 / June 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
974A9F89 DD9E 4C51 9BD6 A37A7AEA89DC
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kërkon 2.800 euro për të dhënë dëshmi të gjuhës gjermane, ish kandidatja për deputete e LSI në Durrës, Rexhina Leka.

Provimi merret në Gjermani  pasi ajo është e lidhur me dikë atje që paraqitet për të dhënë provimin në vend të të interesuarit. Pra kundrejt 2800 eurove i interesuari nuk hyn në provim, por në vend të tij dikush tjetër.

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një seksereje që operon kryesisht në qytetin e Durrësit, zonë në të cilën ka qenë edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Fiksi solli me zë dhe figurë znj.Rexhina Leka e cila i premton bashkëpunëtores së Fiksit dëshminë e gjuhës gjermane kundrejt 2 mijë e 800 eurove.

Rexhina i thotë bashkëpunëtores se paratë do hidhen në bankë dhe pse kjo gjë që ajo po bën është e jashtëligjshme, madje ajo në takim e dytë vjen e frikësuar, pasi me mesazhe bashkëpunëtores së Fiksit i thotë mos je dikush që po me regjistron.

Fiksi solli 2 takime mes sekseres dhe bashkëpunëtores së emisionit investigative, biseda në të cilat Rexhina shprehet se provimi merret në Gjermani, në provim nuk hyn vetë individi, por do hyjë dikush tjetër për të. Këtë gjë ajo tregon se e bën prej 7 vitesh, vetëm shtatorin e kaluar kanë marrë dëshminë në këtë mënyrë 100 persona.

Në përballjen me gazetarët e Fiksit  Rexhina qan, ajo thotë ka patur persona që në nëntor nuk e morën dëshminë, mua më mashtruan në Gjermani dhe unë mashtrova personat që më paguan.

“E di që është mashtrim” thotë ajo.

Por në shtator sipas saj e kanë marrë provimin të gjithë, duke pranuar edhe para gazetarëve që ka bërë rolin e sekseres, pasi i ka çuar para për individët e interesuar një djali në Gjermani dhe ai fuste njerëzit në provim.

Rexhina tregon se për personat që nuk e kanë marrë provimin po përpiqet të kthejë paratë duke pranuar se deri në këto momente ka bërë diçka të jashtëligjshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.