Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-Kompleksi sportiv “Dajti” i rikthehet Bashkisë

19:02 / May 19, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sequence 01.00 10 04 24.Still001
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kompleksi sportiv “Dajti” do të kalojë sërish në administrim të Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj siguroi se krahas pishinave te Liqeni, transformimit do t’i nënshtrohet edhe ish-kompleksi sportiv Dajti. “Fillimisht u lirua hapësira te “7 Xhuxhat” – edhe aty thanë se do të bëhej pallat – por jo, bashkia bëri dy kate parking poshtë. Edhe këtu duhet të mendojmë për parkingun sepse ka një pafundësi kërkese për ata që frekuentojnë Parkun e Liqenit. Të njëjtën gjë do të bëjmë te Kompleksi Dajti, pasi ka mbaruar kontrata e qirave dhe atë kompleks duam ta transformojmë, për ta kthyer në kompleks sportiv, pavarësisht çfarë do të thonë gjobaxhinjtë e portaleve”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se pavarësisht spekulimeve, në fund flasin veprat. “Thamë shesh, bëmë shesh. Thamë Pazarin, bëmë Pazar. Thamë Kala, bëmë Kalanë. Thamë pistën te Liqeni, bëmë pistën te Liqeni. Thamë stadium, u bë stadiumi. Thamë Piramidën, bëmë Piramidën, Kopshtin Zoologjik po kështu. Siç po themi edhe për këtë kompleks të madh olimpik, që do bashkohet me Parkun Olimpik, apo edhe për kompleksin Dajti, të tilla do t’i bëjmë”, siguroi kreu i Bashkisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.