Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-Kreu i Emergjencave Civile: Duhen riparë rregullat e ndërtimit të banesave

22:17 / February 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shemsii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, e ka quajtur mrekulli të zotit shpëtimin e “foshnjave të mrekullive” pas ditësh të tëra nën rrënoja.

I ftuar në emisionin “Open”, ai u ndal tek puna që pret përpara qeverinë turke dhe shtetet e tjera të cilët duhet të rishohin cilësinë e ndërtesave dhe rregullat e ndërtimit në përputhje me ndjeshmërinë sizmike.

Ai ka sjellë rastin e Japonisë kur tërmete të magnitudave të larta bien shpesh, por se nuk ka pasoja shkatërruese.

Pjesë nga biseda në studio:

Shemsi Prençi: U transmetua një vajzë 5-vjeçare e cila thoshte na vinte një burrë me kalë të bardhë e na ushqente. të gjitha këto janë mrekulli, Është e pamundur që të vdesin të gjithë pjesëtarët e familjes dhe të jetojë një foshnje që nuk i janë bërë ende as shërbimet e para pas lindjes. Kjo është mrekulli e Zotit.
Asnjë shtet sado i fuqishëm qoftë nuk e përballon dot vetëm tërmetin.
Ai 6 shkurtit, ishte i dyti në botë pas tërmetit të 2004 për nga pasojat. Dhjetëra mijëra të vdekur numër që pritet të jetë më i lartë kur qeveria turke të deklarojë të humburit.
Ai i 2004 ishte në Indonezi ku humbën jetën mbi 200 mijë persona. Ora kur ra tërmeti në Turqi ishte deçiziv për dëmet sepse ishte ora kur njerëzit ishin në gjumë.
Ranë edhe dy tërmete në orën 11 por njerëzit ishin jashtë shtëpive dhe nuk ishin fatale.

Turqia është një nga shtetet më të fuqishme në botë për reagimin ndaj tragjedive të tilla, por ka shumë për të bërë.

Kemi shumë për të bërë, Turqia dhe të gjithë shtetet me ndjeshmëri të lartë sizmike. Në Japoni bien tërmetet por nuk ka të tilla dëme.

Cilësia e ndërtimit duhet të jetë përputhje me ndjeshmërinë sizmike.
Qeveritë duhet të godasin ndërtimet pa leje, ndërtime me kate më shumë seç duhet. Risku për shkak të shkeljes së rregullave është shumë i lartë.

I shpreh ngushëllime kujtdo që ka humbur të afërmit. Por ekipi shqiptar nuk na ofroi pamje të sukseseve të arritura.

Mjeku Taner Akdamar: Unë kam punuar në ato rrënoja. Ka qenë një hotel 8 katësh. Ekipi shqiptar ka hapur tunele, ushtarët shohin me kamera me të gjitha pajisjet cilësore. Ekipi shqiptar punoi i gjithi me gjithë shpirt. Filmimet ndaluan sepse është tragjedi. Rreth atyre rrënojave rreth 400 persona prisnin të shihnin ç’po bëhej. Moralisht kemi ndaluar filmimet për sensibilitetin që ka çështja.

Shemsi Prençi: Ekipi shtetëror ka qenë tjetër ju jeni ekip vullnetar

ndertimit rregullat Shemsi Prençi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.