sh-kryebashkiakja e LSI në Përrenjas Miranda Rira ka shpërthyer ndaj aktores Monika Lubonja, konkurrente në “Big Brother VIP”, për deklaratat e saj mbi Përrenjasin.
“E di këtë, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij unë?”, do të shprehej Lubonja, duke nxitur një stuhi komentesh kritikuese në rrjetet sociale.
Rira thotë se Lubonja ha e pi qyl.
“Po pse moj grua e rritur në moshë por e papjekur nga truri, akoma me kohën dhe mentalitetin e babaqemos ecën ti, që njerëzit vlerësohen nga vijnë dhe jo nga aftësitë e tyre, dhe jo se kush ata/ato janë në të vërtetë?!
Qënke prapanike, paragjykuese dhe cinike!! Keqardhje për ty!
Gratë dhe vajzat e Prrenjasit, luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës, janë luftarake, të zgjuara e të forta, të rritura mes ujit të ftohtë të Qaf-Thanës, fushës së Domosdovës dhe kodrave të bukura të Shebenikut e Bërzeshtës.
Nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, o moni tyryfy, nuk është turp të jesh nga ç’do cep e çdo vend i Shqipërisë sonë të bukur!
Turp është të arsyetosh si fëmijë kur je 50 e kusur, dhe të hash bukën e tjetrit qyl!!!”, shkruan Miranda Rira.
