Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku u kap me drogë, bashkëshortja e tij 1.9 milionë USD në bankë 

15:22 / June 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agim kajmaku jorgo toto 770x412 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij. Arrestimi nga autoritetet italiane e bën Kajmakun dhe të afërmit e tij automatikisht subjekt të ligjit anti-mafia, për verifikimin e pasurive nëse janë produkt i aktiviteteve të paligjshme apo me burime të ligjshme.

Bashkëshortja e Agim Kajmakut, Merita Kajmaku, përpos të tjerave deklaron në vitin 2019 rreth 1.9 milionë USD, në formë obligacionesh në banka, me burim të pretenduar kursime familjare si dhe të ardhura nga biznesi. Kjo është deklarata e parë dhe e fundit, pasi Kajmaku u shkarkua disa muaj pasi u zgjodh kryebashkiak i Vorës.

Merita Kajmaku deklaron edhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 114 m2 si dhe dy garazhe, me  vlerë 128 mijë euro. Si burim të kësaj pasurie deklaron kursime familjare dhe të ardhura nga biznesi.

Me të ardhura nga biznesi, Merita Kajmaku i referohet kompanisë ‘A.M.E 2020’, me objekt prodhim, rritje dhe tregtim të farërave, luleve, fidanëve, pemëve të ndryshme etj. Kompania është themeluar në vitin 2008 me kapital 100 mijë lekë, ku 49 % të aksioneve i kishte Agim Kajmaku dhe 51 % Merita Kajmaku.

Në korrik të vitit 2019, para se të merrte mandatin si kryebashkiak, Agim Kajmaku ia shet 49 % të aksioneve bashkëshortes së tij për 100 mijë USD.

Ndërkaq, vetë Agim Kajmaku deklaron një ndërtese dykatëshe me sipërfaqe 92 m2  dhe truall me sipërfaqe 300 m2 në Vorë, me vlerë 37 mijë USD,  tokë arë me sipërfaqe 5 875 m2 në Vorë me vlerë rreth 33 mijë USD, apartament 72.2 m2 në Kavajë me vlerë rreth 23 mijë USD,

Ndërtesë 346.5 m2 dhe truall 2 100 m2 deklaruar në vlerë 1 000 000 lekë ose 10 mijë USD, por që dyshohet se ka një vlerë qindra mijëra USD. Gjithashtu, Agim Kajmaku deklaron llogari bankare 192 mijë euro si dhe 6.1 milionë lekë ose rreth 60 mijë USD. Deklaron edhe një makinë Audi Q7 me vlerë 35 mijë euro.

Të gjitha këto pasuri, Agim Kajmaku thotë se i ka krijuar nga kursimet familjare si dhe nga të ardhurat nga biznesit, pra nga kompania Kajmaku, me emër të ndryshuar në A.M.E 2020. / Shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U arrestuan pasi goditën me vezë makinën e Ramës, lirohet Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj

12:58 / October 10, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Bathore

09:15 / October 9, 2026

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.