Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-kryeministri i Turqisë: Erdogan po bëhet çdo ditë e më autoritar, s’pranon askënd përveç vetes

21:53 / July 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ERDOGAN
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka dhënë së fundmi një intervistë për gjermanen “Der Spiegel” përmes së cilës ka dhënë disa konsiderata për politikën turke.

Davutoglu drejton një parti politike kundërshtare me pushtetin e Presidentit aktual Erdogan.

I pyetur për shkëputjen nga Erdogan, ish-kryeministri turk ka nxjerrë si shkak korrupsionin dhe pamundësinë për zbatimin e reformave.

“Sot korrupsioni është më i përhapur se asnjëherë tjetër. Doja të luftoja nepotizmin, por përpjekjet e mia shkuan kot. Kur u largova, dhëndri i Erdogan u bë njeriu më i fuqishëm në sistem. Unë isha për etikë në politikë. Erdogan nuk e donte këtë“, është shprehur Davutoglu.

Një tjetër arsye për fërkimit dhe ndarjen me Erdogan sipas ish-kryeministrit ka qenë efiçenca e tij.

“Ai nuk pranon kënd krahas vetes. E ktheu lidershipin e partisë kundër meje”, vijon Davutoglu.

Sipas tij Erdogan ndryshoi në vitin 2013 dhe jo vetëm për shkak të protestave në Gezi Park në Stamboll.

“FETO po merrte përherë e më shumë pushtet dhe në mënyrë të pacipë. Dhe Erdogan po bëhej përherë e më shumë autoritarist. Si kryeministër u përpoqa ta ndreq këtë gjendje. Por isha i paaftë të realizoja çfarë doja“, ka thënë ai.

Një kritikë direkte shkon për zyrtarët e partisë së Erdogan, që sipas Davutoglu edhe kanë frikë, por më tepër përfitojnë nga sistemi i ngritur.

“U përpoqa ta ndryshoj partinë nga brenda. Synimi im nuk ishte asnjëherë të rrëzoja Erdoganin. Doja që ai të kishte sukses sa kohë që sjellja e tij përputhej me demokracinë. Kur ai prezantoi sistemin presidencial në vitin 2017, mendova: Jepi një shans, ndoshta do të përmirësohet. Patëm tre takime të gjata dhe i paraqita atij tre letra me propozime për reforma…”, shprehet teoricieni turk që e cilëson në intervistë grushtin e shtetit të vitit 2016, si një sulm ndaj demokracisë turke.

Davutoglu shton se që nga ai vit gjërat janë përkeqësuar dhe njerëzit duan ndryshimin, largimin e Erdogan që ka humbur lidhjen me realitetin.

Ai cilëson se një pjesë e qeverisë turke funksionon si mafia çka në finale të bind se ekzekutivi aktual nuk ka kapacitetet dhe as kontaktin që të menaxhojë krizën ekonomike në Turqi.

I pyetur për mundësinë e një lufte civile nëse Erdogan humbet pushtetin, Davutgolu ka thënë se: “Populli turk nuk do ta lejojë një gjë të tillë, siç nuk lejoi që komplotistët të merrnin pushtetin në vitin 2016. Si politikanë ne nuk duhet të mbjellim panik për asnjë arsye. Ne duhet ta inkurajojmë popullin…

Regjimet autoritariste janë të vetmet që përfitojnë nga polarizimi. Nëse gjërat qetësohen, askush nuk do të votojë qeverinë inkompetente dhe injorante të Erdoganit…Synimi im është rikthimi i demokracisë në Turqi”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aktivizohet vullkani Etna, mbyllet përkohësisht aeroporti i Katanias në Siçili

20:00 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.