Avokati i njohur Arbër Hoxha, përmes një interviste televizive u shpreh se masa e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk do të thotë kufizim i komunikimit të tij përmes rrjeteve sociale.
“Ligjërisht masa e arrestit në shtëpi nuk parashikon ndalimin me njerëzit e familjes, dhe po ashtu nuk parashikon ndalimin e komunikimit përmes platformave elektronike të tij.
Bëhet fjalë për një dyshim të arsyeshëm, por jo për një akuzë të mirëfilltë që personi të merret si i pandehur.”, u shpreh ndër të tjera, avokati Arbër Hoxha.