Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-kryenegociatorja: Ndryshimi i kufijve çon në luftë, Thaçi e Rama të tërhiqen

08:26 / January 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka për synim krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe mund t’a çojë Ballkanin në luftë.

“BE ka marrë rolin e ndërmjetësit në saj të rezulutës së OKB . SHBA ka qenë pjesë e diskutimeve direkte dhe me ndërhyrjen e Rusisë u tërhoq.

BE deri te kjo fazë finale ka shkuar mirë, por Mogherini duke hapur hapësirë për prekje kufijsh ose nuk i njeh mirë gjërat ose janë çështje të tjera. Prekja e kufijve çon në luftë, sepse nuk mund të prekësh një kufi në Ballkan dhe të mos ketë efekt domi në vendet e tjera.

Ne e kemi problemin në shtëpi dhe nuk ka nevojë me mbërrit tek Mogheri. Kjo është një ide e vjetër e nacionalistëve serbe. Ajo që unë po theksoj se këta dy figura Rama dhe Thaçi një ditë historia i vendos diku.

Amerikanët kurrë nuk kanë thënë që janë pro ndryshimit të kufijve. Gjaku i shqiptareve është në kufijtë e Kosovës dhe nuk i prek askush. Thaçi doli me një entuziazëm sikur po fliste për një biznes familjar të tij. Kosova është shtet demokrat dhe nuk vendos vetëm Presidenti”.

Më tej ajo është shprehur se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ndodh vetëm atëherë kur këto dy shtete të forcohen.

“Edhe Veriu i Kosovës edhe Lugina e Preshevës janë toka shqiptare. Serbia e ka marrë gjysmën e Bosnjës dhe do të marrë toka shqiptare. Ne e kemi shtri shtetin e Kosovës në Veri me drejtësi dhe me polici.

Kur Serbia e pa se me dialog Kosova u integrua në Veri hapi synimet gjeopolitike.  Por ne shqiptarët nuk jemi më të shtypur por jemi një komb i fuqishëm. Thaçi dhe Rama thonë se nëse bëhet ky shkëmbim ne bashkohemi. Çfarë i duhet Kosovës Pavarësia kur thuhet se do bashkohet me Shqipërinë?!

Me ndryshimin e kufijve Shqipëria i bien të bashkohet me një Kosovë të cunguar dhe ky nuk është bashkim. Bashkim është kur preken gjithë kufijtë e Ballkanit dhe bashkohen gjithë shqiptarët. Shqipëria dhe Kosova bashkohen vetëm atëherë këto dy shtete forcohen. Serbia dhe Rusia duan të ndikojnë në Ballkan. Kundërshti ka të bëjë me atë se ne jemi në aleancë me Amerikën dhe Europën”, tha Edita Tahiri në AbcNews.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut

16:06 / June 27, 2026

Përleshje me grushte në parlamentin e Gjeorgjisë gjatë seancës plenare

15:56 / June 27, 2026

Moska shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve ajrore ukrainase

15:48 / June 27, 2026

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD: Kjo protestë është një re e zezë për Shqipërinë, po goditet vendi dhe jo Edi Rama

14:57 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.