Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-kryeprokurori i njohur bën deklaratën e fortë: Çfarë ndodh me Berishën nëse nuk shkon për herë të dytë në SPAK

20:44 / November 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeprokurori i Apelit Shkëlqim Hajdari i ftuar në “Shqip” foli për vendimin e Sali Berishës për të mos u paraqitur në prokurori, pas thirrjeve të SPAK-ut. Ish-kryeprokurori tregoi se çfarë ndodh me Berishën, nëse nuk paraqitet sërish në prokurori. 

Në këtë rast thotë Hajdari, prokurorit i jepet e drejta që të bëjë një kërkesë në Parlament për t’i ashpërsuar masën Berishës dhe pastaj ta çojë çështjen në gjykatë.

Shkëlqim Hajdari: Berisha ka avokatë shumë të mirë, por ka dhe familjarë që janë juristë dhe ai e di që pozita e personit nën hetim, barazohet me personin që është marrë i pandehur.

Berisha është një hap ndaj marrjes si i pandehur. Nëse thirresh në prokurori si dëshmitar ti je i detyruar të japësh shpjegime për publikun. Nëse thirresh dhe nuk shkon ty të marrin me përdhuni. Nëse ti je person nën hetim dhe shkon në prokurori ti nuk je i detyruar të japësh shpjegim se je në pozitën si i pandehur. Nëse je nën hetim, prapë nuk merresh me përdhuni sepse je i pothuajse i pandehur. Berisha nuk ka të drejtë edhe për masat e sigurimit. Megjithëse ka një sjellje prej një politikani ujk të vjetër. Berisha nuk është person i zakonshëm nën hetim. Është Berishë. Edhe prokurorët duhet të jenë shumë të ftohtë nën hetimin e zotit Berisha, të mos prishin procedurën. Berisha nuk ka mundësi t’i prishë hetimet. Ndaj nëse nuk paraqitët edhe në seancën e dytë, prokurorët kanë të drejtë, jo detyrim, ta lënë edhe me masën e sigurisë që ka, pra ndalimin e daljes jashtë vendit. Nëse sjellja e Berishës, duke mos u paraqitur, apo edhe informacione të tjera që mund të ketë për të intimiduar dëshmitarët, janë rrezik për hartimin, atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse ashpërsimi i masës, por fillimisht duhet të bëjë kërkesë në Parlament, pastaj të shkojë në gjykatë. Nëse Berisha shkon i pandehur, nuk ka nevojë që të shkojnë në Parlament.

Kam dëgjuar një shprehje që zoti Berisha është mbi 70 vjeç dhe nuk arrestohet dot. Kjo ka lidhje me një bonsens që duhet të ketë drejtësia, apo është e sanksionuar me ligj që njerëzit mbi 70 vjeç, përveç rasteve të vrasjes, nuk mund të arrestohen?

Shkëlqim Hajdari: Në Kodin Penal është një nen që thotë se për personat mbi 70 vjeç, masa e arrestit me burg duhet të jetë në raste përjashtimore, pra për raste të rënda. Arresti me burg është përjashtim edhe për persona që nuk janë mbi 70-vjec, nëse nuk cenojnë hetimet.

Berisha Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.