Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imaraj ka humbur ditën e sotme nënën e saj, Zylfije Imeraj. Lajmin e ka bërë me dije vetë Elizabeta Imeraj përmes një postimi në rrjetet sociale.
E ëma e Elizabeta Imerajt ka humbur jetën për shkak të një sëmundjeje të rëndë që vuante prej disa vitesh. Ish-kryeprokurorja e Tiranës tregon fjalët e fundit të nënës së saj, e cila ka thënë se jeta u përket të rinjëve.
Elizabeta Imeraj e përshkruan nënën e saj si një grua plot forcë, plot shpresë dhe një njeri me virtyte dhe vlera që gjith jetën ua kushtoi fëmijëve të saj.
Postimi i plotë:
“Jeta ju perket te rinjve….
Semundja nuk pyet, une dhe Ju bashke luftuam….
Tani është koha të Ju lë “
Me keto fjale te ndjera, sot me 14 Qershor nderroi jete, pas disa vitesh perpjekjeje nga nje semundje e rende, nena ime ZYLFIJE IMERAJ.
Nje grua plot force, plot shprese, nje njeri me virtyte dhe vlera, qe gjithe jeten ua kushtoi femijeve.
Do jesh gjithmonë mes nesh, me fjalët e tua, me mbeshtetjen tënde, me dashurinë tënde…
Te falenderojme shume Mama e dashur…..
Dhe të premtoj Amanetin…..
