Deri pak kohë më parë ishte një lokal llotosh, por tashmë është kthyer në një zyrë moderne aplikimi për karta dhe pasaporta biometrike për banorët e njësive administrative 6 dhe 7.
Zyra ndodhet në afërsi të Pallatit me Shigjeta, dhe mjediset e reja janë inspektuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetët e PS, Blerina Gjylameti dhe Besnik Bare, si dhe zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda.
“Po inspektojmë një pikë që deri dje shërbente si pikë bastesh, kurse sot është si pikë identiteti. Unë besoj se identiteti real i këtij qyteti është ai që jemi, ai që përfaqësojmë, familja jonë, dhe nuk janë pikat e basteve, llotot dhe bingot. Më pëlqen që me transformimin e një hapësire, që më përpara ishte e pamundur ta aksesoje, pra me lirimin e pikave të basteve, edhe bashkia mund të përballojë qira në ish-epiqendrat e vesit. Është një lajm shumë i mirë për qytetin”, tha kryebashkiaku i Tiranës.
Ai theksoi se tashmë, falë edhe punonjësve të trajnuar, çdo qytetar mund të marrë një shërbim shumë herë më të shpejtë, ndaj i ftoi ata që t’i drejtohen zyrave të reja për të aplikuar sa më parë për karta dhe pasaporta.
“Për gjithë banorët e Njësisë 6 dhe 7, kjo është një pikë e unifikuar, me dy seksione, me staf të përkushtuar, çuna dhe goca të rinj, që shërbejnë me shumë devotshmëri. Në punë 4-5 minuta mbaron i gjithë procesi për marrjen e kartës së identitetit. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, t’i japim prioritet atyre që janë të moshuar, atyre që udhëtojnë, emigrantëve, ngaqë dokumenti iu duhet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera, ku shtyrja e afatit nuk vlen. Ndaj, ftesa për të gjithë banorët është të mos humbasim kohë”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se krahas zyrave të posaçme të ALEAT-it, që po hapen në zona të ndryshme të Tiranës, funksionojnë paralelisht edhe zyrat pranë njësive administrative, ku gjithashtu qytetarët mund të aplikojnë për karta dhe pasaporta identitet
