Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-mësuesi pyet Ramën për pensionet, kryeministri: Duhet të jemi të drejtpërdrejtë, nuk ka mundësi…

18:54 / February 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama Elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ditën e some ka zhvilluar një takim me qytetarët në Durrës, ku është pyetur prej tyre për disa çështje.

Një ish-mësues e përgëzoi kryeministrin për rindërtimin e shkollave, duke u shprehur se shkollat e rindërtuara nga qeveria janë më të mira edhe se ato në Itali, ndërsa më pas e pyeti edhe për vaksinimin dhe rritjen e pensioneve.

Për sa i përket vaksinimit, Rama tha se Shqipëria ka siguruar 1.6 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa shtoi se sapo të vijnë vaksinat do të fillojë edhe vaksinimi it ë moshuarve.

Për pensionet Rama u shpreh se është shumë e vështirë që të rriten, pasi skema është e tillë që nuk ta lejon një mundësi të tillë.

“Si mësues të falenderoj për shkollat që ke ndërtuar, ia kanë kaluar edhe Italisë. Këtë shkollë ku jemi ne sot nuk mund ta gjesh në Itali. Vaksinimi si do të fillojë për moshën tonë? A ka ndonjë plan afatgjatë për pensionet”, u shpreh qytetari.

“Për vaksinën, të gjithë e shikojnë dhe e thonë që vaksina është kthyer në një dhimbje të madhe koke për gjithë Europën, për shkak se kërkesa është më e madhe se sa prodhimi. Ne arritëm të bëjmë një kontratë të drejtpërdrejtë sepse mbetëm jashtë nga skema e BE për shpërndarjen e vaksinave. Këta që tallen e përqeshin, nuk dinë çfarë flasin. Përtej këtij fakti, ne nuk kemi mbetur as te 1 mijë apo 40 mijë, jemi sipas planit. I vemti moment ku nuk jemi sipas planit, është momenti kur Pfizer ka shtyrë kohën e shpërndarjes për disa javë. Sot kemi 1.6 milionë vaksina të kontraktuara me Pfizer dhe COVAX. Ne do të fillojmë vaksinimin edhe me të moshuarit. E rëndësishme është të respektojmë masat. Ekspertët tanë janë dyshues të varianteve të reja në vendin tonë. Variantet e reja rrisin transmetueshmërinë, ai jug-afrikan është më vdekjeprurës. Nesër Komiteti Teknik do të mblidhet dhe do të shihet nëse do të vendosin masa të reja.

Pyetja për pensionet është edhe pyetja më e vështirë, pasi është pjesa më e goditur. Mbajtja e pensionistëve vjen nga sigurimet shoqërore dhe në vendet që dolën nga komunizmi, barra e mbajtjes së pensionistëve është një super barrë për shkak se nuk janë sisteme që janë gjetur aty kur ai që del në pension ka lindur. Kjo do të thotë që pensionet janë mbuluar nga buxheti. Me pensionistët u bë politikë dhe u premtua rritje, por nuk u bë dot as reforma e pensioneve. Kur flasim për të paguar pensione duhet të jemi shumë të drejtpërdrejtë. Nuk mundet dot të paguhen pensionet jashtë balancës me skemën e sigurimeve sepse bie shteti komplet dhe brenda një periuhdhe nuk ka mundësi të paguajë asnjë pension.

Vjen njëri dhe ju thotë do ju rris pensionet me 5% për çdo vit,, duke ulur sigurimet shoqërore. Është njësoj si të thotë që do ul sasinë e qumështit dhe do prodhoj më shumë djath”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me studentë bie nga 30 metra! Të paktën 21 viktima

13:38 / September 6, 2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:00 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.