Kur dha dorëheqjen një vit e gjysmë më parë, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se në hotelin e Klement Balilit, kishin fjetur edhe ministra (tashmë ish-ministra) me dashnoret e tyre.
Të gjitha këto orgji sipas Manjanit janë të filmuara dhe gjenden në duart e shërbimeve sekrete partnere.
Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha do të shprehej më pas se nëse hapeshin kamerat e “Santa Quarantas” nga aty do të dilnin xhevahire.
I intervistuar nga mediat, vëllai i Klement Balilit do të shprehej se të gjithë politikanët “një për një” kanë qenë në hotelin e tyre dhe kanë marrë shërbime aty.