Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-ministri i Drejtësisë: Kjo reformë ka dështuar. Nëse bëjmë një reformë për të goditur njëri- tjetrin, kjo është hakmarrje

09:18 / July 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shefqet muci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 21 korrik 2016 parlamenti shqiptar miratoi me 140 vota reformën në drejtësi. Për pak ditë mbushen 3 vjet nga ai miratim por cili është bilanci i kësaj reforme në këto 3 vjet. Gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku u bënë publike shifrat që lidhen me këtë reformë. Kështu, janë 172 gjyqtarë dhe prokurorë që janë bërë pjesë e kësaj reforme.

Nga këta, 35 gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar nga sistemi duke dhënë dorëheqjen dhe duke mos kaluar asnjë fazë të vettingut. Ndërkohë 73 gjyqtarë dhe prokurorë kanë kaluar vettingun, ndërsa 64 gjyqtarë dhe prokurorë nuk e kanë kaluar vettingun. Në këto 3 vjet janë ngritur vetëm dy institucione: Këshilli i Lartë i Prokurorisë KLP dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit KLGJ. Ajo që vlen të përmendet është se nisja e kësaj reforme ka sjellë shuarjen dhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe tani në ngërç pritet të jenë edhe gjyakatat e Apelit. Ish-Ministri i Drejtësisë, Shefqet Muçi, një juristët më të njohur në vend dhe profesor i Të Drejtës Penale e cilëson këtë reformë një dështim. Ja argument i tij:

“Reforma në drejtësi është thjesht një eksperiment në Shqipëri dhe për mua ka dështuar. Janë disa institucione që nuk ekzistojnë, janë 35-40 mijë dosje në Gjykatën e Lartë që presin të shqyrtohen dhe kjo është një gjëndje skandaloze. Askush nuk mund të mburret dhe të thotë që ne po bëjmë një reformë të suksesshme. Flasin vetëm ata që e kanë filluar këtë punë dhe nuk duan të tërhiqen nga gabimet që kanë bërë. Nuk pranojnë dështimin për mënyrën se si e kanë bërë këtë reformë. Ne si specialistë kemi folur publikisht që në fillim që kjo mënyrë do sjellë shumë probleme dhe zvarritje por nuk na dëgjoi kush. Edhe më e rëndë janë disa propozime sidomos të të huaje që për në Gjykatën e Lartë të marrim nga gjykatat e tjera. Kjo është skandaloze. Një tjetër problem është kur politikanë të ndryshëm deklarojnë se kundërshtari politik ka frikë nga kjo reformë. Ky është sabotim i pastër i reformës. Kjo krijon përshtypje të gabuar sikur reforma në drejtësi bëhet për të gjykuar emrat dhe jo sistemin. Reforma në drejtësi bëhet pa emra. Nëse ne bëjmë një reformë për të goditurr njërin apo tjetrin ajo nuk është më reformë. Ajo është hakmarrje”.

Por deklarata më e bujshme e Muçit ishte se sipas tij tashmë nuk mund ta quajmë kushtetutë por thjesht një rregullore. “Ajo është ndryshuar aq herë edhe për gjëra nga më banalet dhe tashmë nuk mund të quhet më Kushtetutë, por një rregullore e zakonshme që ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë sa herë i teket politikës”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

22:20 / November 20, 2026

Prej 3 muajsh nën mbikëqyrje, Aldo Gjini i ‘Rrajave’ transferohet nga burgu i Drenovës në regjimin 41 bis

22:00 / November 20, 2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

21:18 / November 20, 2026

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.