Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-ministri i Ramës jep zgjidhje për krizën politike dhe zgjedhjet

20:20 / July 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilirjan celibashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kritikon politikën lidhur me kompozimin e KQZ-së. Sipas tij, ka shumë mundësi që politika ta reflektojë antagonizmin e vet në të”. I pyetur për besueshmërinë e KQZ si organ i vetëm, Celibashitha se sa kohë që propozimet për anëtarët vijnë nga partitë politike është shumë e vështirë t’i qëndrosh presionit dhe tundimit kundrejt atij që të ka propozuar dhe kjo e bën të vështirë KQZ-në si institucion të pavarur.

“Për mënyrën si është kompozuar KQZ, pa vlerësuar individët veçmas, duke qenë se propozimet vijnë nga partitë politike është e vështirë që sado vlerë profesionale dhe karakteriale të kesh t’i qëndrosh presioneve dhe tundimit kundrejt atij që të ka propozuar, shto këtu dhe presionin politik është patakt dhe kjo e bën të vështirë KQZ-në si institucion të pavarur. KQZ është përpjekur që të tregojë një lloj pavarësie” – tha Celibashi.

Duke krahasuar modelin e sotëm të kompozimit të institucionit të KQZ dhe atë të kohës kur ai ishte në krye të saj, Celibashi thekson se në atë kohë formula e asaj kohe garantonte në letër pavarësi më të madhe sesa sot të këtij institucioni.

“Sa kohë vijnë nga zyrat e partive ky nuk është modeli më i mirë dhe duhet konsideruar. Në kohën kur unë isha kryetar i KQZ ka qenë një formulë më e mirë dhe pse atëherë ka pasur kontestime. Formula atëherë garantone në letër një pavarësi më të madhe të KQZ. Presidenti emëronte dy, Kuvendi 2 dhe këto kandidatura kishin një proces vetingu. Në atë kohë synohej një zgjedhje më e mirë e anëtarëve. Ne vinim nga trupa gjyqësore s’kishim angazhim politik atëherë krijon një balancë institucioni” – pohoi Ilirjan Celibashi.

Për sa u takon gabimet me shifrat nga KQZ, Celibashi thekson se kjo është lehtësisht e verifikueshme dhe sipas tij në këtë çështje KQZ nuk duhet të jetë e ndarë. Në këndvështrimin e tij, ky është një lloj preteksti për të shtuar konfliktualitetin politik.

“Gjithmonë ka vend për pasaktësira dhe vend për korrigjime. Mbetet për t’u verifikuar për shkak të gabimeve njerëzore. Do ishte mirë që KQZ në këtë çështje mos ishte e ndarë në këtë çështje, sepse shumë kollaj mund ta verifikojnë. Më duket një lloj preteksi për të shtuar konfliktualitetin politik. Vetë KQZ mund ta verifikojë shumë lehtë”.

Për situatën aktuale politike në vend Celibashi sugjeron se vetëm zhvillimi i një debati politik dhe më gjerë mund të sjellë zgjidhje.

“Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga ky ngërç. Zhvillimi i një debati politik dhe më gjerë dhe me siguri do gjenden rrugët e zgjidhjes së situatës” – tha ai.

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.