Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-ministri Manjani: Jo drejtësi burgosja e njerëzve pa prova, gjykata të dalë mbi palët

20:15 / October 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, avokati Ylli Manjani, në një shënim në rrjetet sociale vë theksin te drejtësia që duhet të jetë e bazuar në prova. Ai thekson se gjykata nuk bën dot drejtësi nëse detyrohet të plotësojë dosjen me prova që nuk e ka bërë prokurori apo edhe avokati. Gjykata është mbi palët dhe jo në shërbim të njërës palë.

Postimi i plotë

Ajo që po përpiqem të them është se standardi që duhet të arrijë një drejtësi e drejtë e bazuar në prova e fakte është: Hetime të gjata dhe gjykime të shpejta, në vend të hetimeve të shpejta dhe gjykimeve të stërzgjatura. Gjykata nuk bën dot drejtësi nëse detyrohet të plotësojë dosjen me prova që nuk e ka bërë prokurori apo edhe avokati. Gjykata është mbi palët dhe jo në shërbim të njërës palë. Gjithashtu, nuk shkohet nga personi tek prova por anasjelltas, pra nga provat tek personi. Kap e fut njerëz në burg se do dalë prova rrugës, nuk quhet drejtësi.

Dhe padyshim, të dhënat hetimore duhen ruajtur mirë në dosje. Publikimi i tyre, totalisht të nxjerra nga konteksti i ngjarjeve apo edhe nga konteksti hetimor, nxit gjykimin me opinione dhe jo mbi fakte. Kjo është e papranueshme. Ka edhe disa gjëra të tjera që lidhen me garancitë procedurale në gjykim, me barazinë e mjeteve,me mbrojtjen efektive, me prezumimin e pafajësisë, me ndalimin e quajtjes prova të mjeteve për marrjen e tyre etj etj. Po nuk dua t’u lodh kokën se duken si detaje, megjithëse janë të rëndësishme.

E kuptoj dëshirën e zjarrtë për të bërë lajme e klikime me kronikë hetimesh, e di edhe huqin komunist të gjykimit të tjetrit, por drejtësia bëhet në sallën e gjyqit strikt e bazuar në prova, duke respektuar lirinë dhe të drejtat e gjithkujt. Nuk është aspak standard që gazetarët rrinë te dera e gjykatës për “të vjedhur” noi lajm konfidencial, për ta shitur si investigim gazetaresk. Nuk lodhem aspak së përsërituri për të sqaruar cilindo që më pyet mua “përse” për çdo gjë.

Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.