TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shqipëria “notë verbale” Këshillit të Europës: Raporti i Dick Marty për UÇK është i pabazë

11:13 / August 12, 2022

Tedi Blushi: Tirana po bëhet e pabanueshme

10:55 / August 12, 2022

Kthyen pyllin në parcelë hashashi, në pranga babë e bir në Bulqizë

10:43 / August 12, 2022

25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, veç tre janë aktive, Ministria tregon zonat më problematike

10:32 / August 12, 2022

Kreu i PL nuk mohon kandidimin për Tiranën. Rama mbështet Veliajn në sulmin ndaj Metës

10:20 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Ish-Miss Meksika një prej autoreve të vjedhjes spektakolare të verërave $1.6mln nga restoranti i famshëm spanjoll

22:05 / July 21, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vjedhja e verërave të paçmueshme – disa prej të cilave datonin më shumë se 100 vjet – konsiderohej nga pronarët e restorantit fitues çmimesh Atrio si ‘diçka që e shikon vetëm nëpër filma’.

Mësohet së fundmi se një ish-mbretëreshë bukurie ishte bashkëpunëtorja e burrit me shumë precedentë të vjedhjes së verërave luksoze, por kësaj radhe me një vlerë gati të pallogaritshme.

Priscila Lara Guevara, e cila ka përfaqësuar Meksikën në “Miss Bota” akuzohet si ndihmësja e profesionistit Constantin Gabriel Dumitru, në aventurën e tyre të guximshme në restorantin e hotelin Atrio, i cili gjendet në qendrën mesjetare të Cáceres në Spanjën qendrore.

Pronarët e Atrio thanë se 45 shishe ishin marrë në vjedhjen fundvitit të shkuar, përfshi dhe një shishe “të pazëvendësueshme” verë e ëmbël Château d’Yquem të citit 1806 që kushton rreth 400,000 dollarë.

Menaxheri bashkëpronar José Polo, tha se shishja e vitit 1806 kishte vlerë të pallogaritshme.

“Shishja është pjesë e historisë time personale, një pjesë e imja, e historisë së Atrio e të qytetarëve të Caceres, e verëdashësve në të gjithë botën,” shkruante ai në një letër për të përditshmen vendase El Pais.

Por Guevara and Dumitru, këtë të fundit të përshkruar nga mediat si “holandez i lindur në Rumani me shumë precedentë të vjedhjes së verërave, u arrestuan në fillim të javës teksa kalonin nga Mali i Zi në Kroaci, duke i dhënë fund kërkimit të tyre tetë mujor. Shishet e verërave për momentin nuk dihet se ku janë, thanë autoritetet.

Carmina Márquez, menaxhere e restorantit me dy yje ‘Michelin’ shpjegonte sesi u shpalos grabitja. Zonjusha Guevara u paraqit në recepsion me makiazh të rëndë për të prenotuar dhomën në hotel më 27 tetor, me emrin Mirka Golubic, duke treguar një pasaportë të rreme zvicerjane. Márquez tregon më tej se Guevara rezervoi darkën për dy vetë, edhe pse ende shoqëruesi i saj nuk ishte parë ende. Pas darkës çifti kishte bërë një vizitë falas në qilarin e verërave të restorantit të famshëm, dhe ishin kthyer në dhomën e zonjës Guevara rreth orës 1 të natës.

Më pas Guevara telefonoi në recepsion për të porositur shërbim dhome, që sipas policisë spanjolle ishte një hutim për të lejuar që Dumitru të arrinte më lehtë te qilari “ose me një kopje të kartës çelës ose duke vjedhur kartën”.

“Ata flisnin anglisht dhe ishin të sjellshëm,” thotë menaxherja, duke e përshkruar vjedhjen e guximshëm si një skenar filmash.

Çifti ishin larguar nga hoteli herët në mëngjes pasi kishin marrë shishet e çmuara te verës në çanta shpine të mbështjella me peshqirë. Vetëm shumë më vonë pas ekzaminimeve të kamerave të sigurisë së hotelit, dyshja u identifikuan si të dyshuar për vjedhjen. Dumitru ishte arrestuar më parë për tentativë vjedhjeje të shisheve të shtrenjta të verës në Madrid e gjithashtu në aeroportin e Gjenevës.Policia spanjolle tha se për hetimet kishte bashkëpunuar me kolegë nga Holanda, Kroacia e Rumania, ndërsa çifti presin ngritjen formale të akuzave deh më tej ekstradimin.

ish missi meksika policia spanjolle
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Do ndalohen vizat Shengen për rusët?

09:57 / August 12, 2022

Pengmarrësi i bankës del me 30 mijë dollarë dhe kthehet në hero

09:47 / August 12, 2022

Çfarë kërkonte që të gjente FBI-ja në shtëpinë e Trump? CNN: Dokumente për armët bërthamore

09:33 / August 12, 2022

Alarmi për Zaporizhzhinë, ushtria e Ukrainës merr nga Perëndimi 1.5 miliardë euro

09:16 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Shqipëria “notë verbale” Këshillit të Europës: Raporti i Dick Marty për UÇK është i pabazë

11:13 / August 12, 2022

Pengmarrësi i bankës del me 30 mijë dollarë dhe kthehet në hero

09:47 / August 12, 2022

Çfarë kërkonte që të gjente FBI-ja në shtëpinë e Trump? CNN: Dokumente për armët bërthamore

09:33 / August 12, 2022

Zhdukja e Martinajt, nga mesazhi misterioz te vizita e shokut, si dhe saga e vrasjeve kriminale

08:44 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Shqipëria “notë verbale” Këshillit të Europës: Raporti i Dick Marty për UÇK është i pabazë

11:13 / August 12, 2022

Tedi Blushi: Tirana po bëhet e pabanueshme

10:55 / August 12, 2022

Kthyen pyllin në parcelë hashashi, në pranga babë e bir në Bulqizë

10:43 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.