Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Ish-Missi Albania USA” rrëfen emocionet e prindërimit

19:27 / May 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mISSI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo ishte vetëm 10 vjeç kur sëbashku me familjen udhëtoi për në tokën e premtuar, Amerikë. Alma Ajazi jetoi dhe studioi në Michigan dhe paralelisht zhvilloi pasionin e saj për modelingun, një pasion që i lindi përmes fotove në moshën 15-vjeçare. Madje Alma është Miss-i i parë në Amerikë e kurorëzuar në konkursin “Miss Albania USA” në vitin 1999. Edhe pse vitet kalonin një pjesë e saj jetonte me Shqipërinë, ndaj edhe në vitin 2000 ajo vendosi të bëhej pjesë e spektaklit Miss Shqipëria, ku u përzgjodh si shoqëruesja e parë e Miss-it.

Më pas ajo u zhvendos në Paris, ku sfiloi edhe në një nga eventet më të rëndësishme siç është “Java e modës”.  Në Paris ajo gjeti edhe dashurinë e jetës së saj dhe në 2015-ën u bë nënë për herë të parë. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku ndau me të gjithë emocionet e prindërimit.

“Vajza ime sot është 3 vjeç e gjysmë. Izabela është një ëmbëlsirë, është fëmijë me plot jetë. Unë i flas asaj në shqip, anglisht dhe frëngjisht. Ajo ka filluar të flasë shqip dhe bashkëshorti nuk e kupton mirë, kjo do të jetë gjuha jonë sekrete. Bashkëshorti im e ka aktivizuar  Izabelën në disa kompani veshjesh, ku ajo bën reklama dhe paratë e fituara prej saj janë të bllokuara deri në moshën 18 vjeç në mënyrë që ajo të ketë mundësi t’i shfrytëzojë për të vazhduar studimet. Edukimi i saj për mua është kryesor. Fëmija është bekim, thesar. Unë e nxjerr vajzën të luaj në natyrë sepse dua që ajo të lidhet me natyrën”, tregoi Alma./tvklan.al

"Ish-Missi Albiania USA" EMOCIONET E PRINDERIMIT tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.