Ish-numri dy i OFL-së, i vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”, Artan Shkëmbi i kërkon Gjykatës së Lartë shuarjen e masës së “Pezullimit nga detyra” vendosur nga Gjykata e Tiranës. Shkëmbi i është drejtuar me rekurs të Lartës duke kundërshtuar vendimet e shkallëve më të ulëta, që nuk kanë pranuar të heqin masën dhe rikthejnë në detyrë Shkëmbin.
Për rastin e Shkëmbit ende nuk ka një vendimmarrje nga Gjykata e Tiranës nëse do të kalojë apo jo për gjykim, pasi ndodhet në fazën e seancës paraprake. Shkëmbi u pezullua nga detyra një vit më parë, pasi u hetua për dekonspirim operacionesh.
U dyshua se Shkëmbi kishte dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një shtetas me precedentë penal. Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të Task-Forcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.