Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete ​Jahjaga do të dëshmojë para Kongresit amerikan për Krimet e luftës në Kosovë

09:42 / April 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Atifete
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, do të dëshmojë para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan për luftën në Kosovë dhe mungesën e drejtësisë për të gjitha krimet që kanë ndodhur para 20 vitesh.

Kjo seancë dëgjimore do të mbahet më 30 prill dhe është ftuar nga kongresisti amerikan, Eliot Engel me kërkesën e ish-presidentes Jahjaga.

Ish-presidentja do të flasë për krimet e targetuara tek popullata civile e Kosovës dhe mungesën e drejtësisë, si dhe kërkesën për drejtësi si parakusht për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë seancës do të dëgjohen edhe dëshmitë e Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë, dhe Ilir Bytyqi, tre vëllezërit e të cilit janë vrarë gjatë luftës.

Për më tepër, Paul Ëilliams, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, do të flas për luftën në Kosovë nga perspektiva e të drejtës ndërkombëtare.

“Është duke u punuar maksimalisht për të siguruar përfaqësim dinjitoz të historisë tonë, për hir të të gjithë atyre që sakrifikuan shumë për lirinë që gëzojmë sot, e që ende nuk kanë drejtësi.

Presidentja Jahjaga është tejet mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që kanë përkrahur këtë iniciativë, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, dhe kanë ndihmuar duke ofruar informata dhe dëshmi. Vetëm kështu do t’i tregojmë botës historinë e vërtetë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së ish-presidentes Jahjaga./KosovaPress

dëshmojë Kongresit amerikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.