Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ish-prokurori Llalla fitoi azil politik, Berisha: Përshëndes autoritetet italiane

14:02 / February 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha Llalla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka përshëndetur autoritetet italiane, pasi ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, iu dha azil politik. Kreu i PD tha se Llalla u sanksionua pasi “guxoi të denoncojë kompanitë e Sorosit dhe Rex Tillersonit”.

Më tej shtoi se u bën thirrje autoriteteve italiane të ndërmarrin një hetim për rastin e ish-prokurorit të përgjithshëm.

“Së fundmi dua të përshëndes autoritetet italiane, të cilat i dhanë azil politik, Adriatik Llallës, Prokurorit të Përgjithshëm. Unë nuk them se Llalla ishte një prokuror i fortë apo pa të meta, por shqiptarët duhet ta dinë se Adriatik Llalla u sanksionua sepse guxoi të denoncojë kompanitë e Sorosit dhe Rex Tillersonit. Kjo është e vërteta. Kjo është me dokumente. Kompani të cilat nuk respektonin ligjet e vendit.

Dhe, sapo njoftoi Kongresin e SHBA për këto veprime, ai në mënyrë hakmarrëse, u shpall non-grata. Kjo është e vërteta. Beteja e Donald Lusë, publike ndaj prokurorit, unë nuk them se ishte pa të meta, por te prokurorët dhe gjykatësit, shteti duhet të ketë një sens se ata për shkak të detyrës, dënojnë njerëzit më të rrezikshëm të shoqërisë.

Në këtë sens, nuk hidhen në rrugë, siç i hedh Edi Rama ata që nuk zbatojnë urdhrat. Pse u dënua Llalla? I vunë nja dhjetë padi dhe përfunduan te rritja e vlerës së pronës. Ndaj dhe në këtë kontekst, u bëj thirrje autoriteteve italiane të ndërmarrin një hetim për rastin e Llallës. Të ndërmarrin një hetim të plotë se nuk është punë diskriminimi siç shkruan vendimi, janë më të thella. Mund të shërbejë si kazus për të nxjerrë mësime shumë të vyera për Shqipërinë, për Italinë, për Europën dhe SHBA”, tha Berisha.

Adriatik Llalla azil politik Itali Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.