I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, në RTV Ora ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, ka thënë se Byroja Kombëtare e Hetimit pritet që të nisë punën në fund të shkurtit, ndërsa rezultatet do të jenë të vona.
Hajdari nënvizoi se: “Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, me të gjithë llogaritë që bëj është e ndërtuar, rezultatet për “peshqit” nuk duhet të presim as në shkurt, as në mars, as në prill. Këto njerëz do të studiojnë dosjet, do të analizohen, kush janë ato dosje që janë pezulluar në kundërshtim me ligjin, dhe arsyeja e pezullimit.”
