Pas një beteje tre vjeçare, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, i ka dhënë të drejtë ish-prokurores Antoneta Sevdari, e cila kundërshtoi shkarkimin nga Vetting-u. Sevdari u shkarkua në vitin 2019 nga trupa e Vettingut.
Strasburgu theksoi se në lidhje me rastin e Sevradit ka shkelje të nenit 8 dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional. Pavarësisht se Sevdari kaloi Shkallën e Parë të Vetting-ut dhe u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorja u shkarkua nga detyra nga KPA.
Sipas saj, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit qëndrojnë me shumicë persona pa integritet moral dhe profesional, që nuk e njohin Kodin Penal dhe në vend të reformimit të drejtësisë shqiptare, po e shkatërrojnë atë në themele.