Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ish-sekretari amerikan Henry Kissinger: Rusia e ka humbur luftën, tani duhet parandaluar përshkallëzimi bërthamor

13:32 / October 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1664623300xzyrtari 494
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Rusia e ka humbur luftën, tani ne duhet të parandalojmë përshkallëzimin bërthamor”. Kështu ka deklaruar ish-sekretari Amerikan i Shtetit, Henry Kissinger gjatë një interviste me italianen “Corriere Della Sera”.

Ai the se Perëndimi mund ta mposhtë Rusinë edhe në skenarin e armëve bërthamore, por natyra e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i gjithë sistemi botëror do të shqetësoheshin. “Diplomacia duhet të kthehet në veprim”.

Kissinger së fundmi ka prezantuar botimin e librit të tij të fundit, “Udhëheqja”, ku ai portretizon gjashtë shtetarët më të mëdhenj të shekullit të XX-të. “Që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës”, thotë ai, “duhej shmangur një fitore e Rusisë”.

Ai shton se për më tepër duhet të shmanget një hakmarrje bërthamore.

“Nuk mund të lejojmë që përdorimi i armëve bërthamore të bëhet konvencional, të normalizohet. Jo vetëm për atë që do të ishte rezultati i jashtëzakonshëm i menjëhershëm, por për pasojat në interpretimin dhe legjitimimin e pushtetit nga ata që i përdorin ato. Nuk i lejohet Rusisë që me armë bërthamore të arrijë rezultatin që nuk ka mundur ta arrijë pa to”.

Ish-sekretari i shtetit shpjegon se çfarë lloj përgjigjeje do të duhej të jepte NATO-ja nëse Putin-i do të përdorte vërtet bombën atomike në Ukrainë.

Është një çështje për të cilën kohët e fundit ka pasur komunikime mes liderëve ushtarakë amerikanë dhe atyre në Moskë.

“NATO”, vëren ai, “duhet të reagojë sa më gjatë të jetë e mundur me armë konvencionale”.

Por Kissinger thekson se udhëheqësit rusë duhet të dinë se nëse përdorin armë bërthamore, kushtet për një marrëveshje paqeje do të bëhen më të këqija për ta dhe Rusia do të shfaqet si një komb më i dobët se më parë.

Cinizmi
I akuzuar ndonjëherë për cinizëm në politikat e tij, Kissinger thekson se një rrugëdalje nuk mund të kalojë mbi kokat e popullit ukrainas.

“Ukraina nuk duhet të demoralizohet. Ajo duhet të ketë një rol parësor në procesin e paqes”.

Ai në intervistë liston gjithçka që Kievi ka arritur tashmë në praktikë, pasi ka qenë në gjendje t’i rezistojë pushtuesit, dhe që për të duhet të përfshihet në çdo marrëveshje paqeje.

“Mbrojtja e lirisë së Ukrainës përfshin anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Sa i përket marrëdhënies së tij me NATO-n, ajo tashmë është zgjidhur nga ngjarjet. Kjo është arsyeja pse Rusia ka humbur. Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore Rusia kishte demonstruar aftësinë e saj për të kërcënuar Evropën në terrenin e armatimeve konvencionale, tani kjo forcë është tejkaluar”.

Megjithatë, teoricieni më i madh i gjallë i diplomacisë dëshiron t’i kthehet pikërisht kësaj: diplomacisë.

“Një dialog, qoftë edhe vetëm eksplorues, është thelbësor në këtë atmosferë bërthamore. Nuk ka rëndësi nëse na pëlqen apo jo Putini. Sapo arma bërthamore të hynte në veprim, sistemi botëror do të pësonte një përmbysje me rëndësi historike”.

henry kissinger Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.