Ish-stjuardesat e Alitalias janë zhveshur në Piazza del Campidoglio në shenjë proteste këtë të mërkurën në mëngjes.
Protesta është zhvilluar kundër kushteve të punës të kolegëve dhe kolegeve pas blerjes së Alitalia nga Ita Airways.
Ato hoqën uniformat, në shenjë refuzimi të kësaj situate, pastaj thirrën: “Ne jemi Alitalia”.
