Ish-zv/kryeministrja Ledina Mandija ka fituar gjyqin ndaj Kryeministrit Edi Rama për shkarkim të padrejtë nga detyra. Bëhet fjalë për shkarkimin nga puna si drejtuese e Avokaturës së Shtetit në vitin 2013 ku socialistët sapo erdhën në pushtet. Menjëherë pas këtij vendimi të mazhorancës, Mandija do t’i drejtohej gjykatës ku do të kërkonte të drejtën e saj. Si për ironi, në qeverinë teknike e cila u krijua në vitin 2017 do të bëhej zv/ kryeministre, si emër i propozuar nga të djathtët. Për më tepër Rama do të detyrohej që ta vendoste atë dhe në krye të grupit të Task Forcës për zgjedhjet si propozim direkt i Bashës.
Vendimi i gjykatës
Në vendimin e zbardhur që disponon tirananeës.al, thuhet se “gjykata pranon pjesërisht kërkesë-padinë të bazuar në ligj e prova. 2. Konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ, Urdhrit nr.156, datë 07.10.2013 të palës së paditur Kryeministrit të RSh-se “Për lirimin nga detyra” si Avokat i Përgjithshem i Shtetit të paditëses Ledina Mandija. 3. Rregullimin e pasojave të kësaj pavlefshmërie duke u detyruar pala e paditur Avokatura e Shtetit e RSh-së të dëmshpërblejë paditësen me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm”, thuhet në vendim. Nga ana tjetër, gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë sa i takon pjesës tjetër të kërkimeve ne objekt si dhe për aq sa i kundrejtohet palëve të tjera të paditura Kryeministrit të RSh-së dhe Ministrisë së Drejtesisë.
Ndërkohë shpenzimet gjyqësore i janë ngarkuar Avokaturës së Shtetit në përpjestim me pjesën e pranuar te padisë. / tirananews.al
1 Comment
Çfarë mund të presësh nga KÇK që tashmë janë në sulm për të shpëtuar nga Vetingu dhe sekuestrimi e burgu. Kot e kanë, Amerikanët e Gjermanët në unison nuk FALIN.