Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Isha 6 vjeçe kur abuzuan për herë të parë. Zgjati deri 10 vjeç”, e reja tregon historinë e jetës së saj

14:10 / September 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 ana 1 1663933018
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 30-vjeçare, e cila nuk ka dashur që të identifikohet, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, për të rrëfyer jetën e saj të vështirë, ku është ngacmuar seksualisht që kur ka qenë 6 vjeçe.

Duke qenë se nuk ka dashur të tregojë emrin e vërtetë, gjatë intervistës iu drejtuan me emrin Ana. Kjo e fundit thotë se ka qenë 6 vjeçe kur me të janë bërë veprime të turpshme.

“Nga njerëz të rritur, jo pjesëtar të familjes, po le të themi të gjakut. E ka zgjatur deri kur bëra 10 vjeç, ata ishin të moshës 26 vjeç.

Nuk ka ndodhur vetëm një herë por disa herë, jo nga një person por nga disa, madje ka qenë edhe një femër. Më kanë prekur, më kanë hequr rrobat. Vetëm nuk ka ndodhur akti, të gjitha tjerat kanë ndodhur”, tha Ana.

Sipas saj, kjo ka ndodhur në lagje ose e merrnin në shtëpitë e tyre.

“Nuk e dija çfarë janë duke bërë. Nuk flisja në shtëpi se kisha frikë se më rrihnin. Nuk ishim familje e bashkuar, kishte edhe dhunë”, shton e reja.

30-vjeçarja ka rrëfyer edhe rastin kur një mësues në gjimnaz ka tentuar që të abuzojë me të, por kësaj radhe ajo ka reaguar.

“Episodi tjetër nisi në gjimnaz, në vitin e parë, një mësues më thirri për pjesën që duhej të përgatitesha për një provim që kisha ngelur. Më mbylli në drejtori dhe më tha do bësh këtë, këtë. Mu afrua për të bërë gjëra të turpshme. Ulërita se mu kujtuan momentet e fëmijërisë.

Më dëgjuan shoqet dhe më në shkollë më thanë se ti je e lidhur, unë ika nga ajo shkollë. Nuk e kam ndarë me askënd këtë histori. Fillova të bëhesha shumë agresive si njeri, vetëm qaja gjatë gjithë kohës.

U rrita më shumë pasi kaluan të 20. Mendova të nisja punë, por nuk më linin, është turp. Duhet të martohesh, do të mbajë burri. Kam tentuar t’i bëj keq vetes. Kam tentuar të vras veten se nuk e kaloja dot këtë.

Kam marrë aktin ekstrem, e kam bërë dy herë. Kam pirë ilaçe aq shumë sa dy ditë nuk mbaj mend asgjë. Kur nisa punë, familja nuk donte dhe bënin çdo gjë të lija punën. Madje as nuk më flisnin dhe më përbuznin. Por unë punova dhe mbarova shkollën”, ka rrëfyer 30-vjeçarja.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.