Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Isha vetëm 13-vjeç”/ Politikani i njohur shqiptar kujton momentin e largimit të tij nga Shqipëria: Italia m’u bë atdheu i dytë!

13:40 / March 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 60436d6f8dab7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksodi i 30-vjetorit të largimit të shqiptarëve drejt Italisë është kujtuar në një mënyrë mjaft të veçantë nga ish-deputeti i PD, Agron Shehaj.

Ai ka publikuar foton e veçantë, botuar asokohe në shtypin italian, ndërsa ndodhet në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.

“30 vjet më parë, vetëm 13 vjeç, bashkë me prindërit, ishim ndër të parët që mbërritëm me anije në Itali.

Në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.

Italia m’u bë Atdheu i dytë. Aty u rrita, u maturova, u shkollova e mësova shumë.”- shkruan Shehaj, ndërsa shton se u rikthye në Shqipëri në vitin 2005, pa para, por me një dashuri dhe dëshirë të zjarrtë për vendin.

“Ndaj në këtë përvjetor të eksodit shqiptar drejt Italisë, unë u jam më shumë se kurrë mirënjohës Shqipërisë dhe Italisë e ndihem më shumë se kurrë në borxh me të dyja. Gjithë jetën time do përpiqem t’u jap sa më shumë që të mundem! Veçanërisht Shqipërisë që ka më shumë nevojë se kurrë për të gjithë bijtë e saj, kudo që janë.”- shkruan Shehaj.

Postimi i plotë:

30 vjet më parë, vetëm 13 vjeç, bashkë me prindërit, ishim ndër të parët që mbërritëm me anije në Itali.

Në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.

Italia m’u bë Atdheu i dytë. Aty u rrita, u maturova, u shkollova e mësova shumë.

U riktheva në Shqipëri në vitin 2005, pa para, por me një dashuri dhe dëshirë të zjarrtë për Shqipërinë. Dhe Shqipëria më dha gjithçka që mund të më jepte. Më dha mundësinë, edhe pse bashkë me të, erdhën edhe shumë vështirësi. Në Shqipëri gjeta jo vetëm suksesin, po mbi të gjitha gjeta qëllimin dhe përmbushjen njerëzore. Gjeta edhe dashurinë e jetës dhe krijova familjen time.

Ndaj në këtë përvjetor të eksodit shqiptar drejt Italisë, unë u jam më shumë se kurrë mirënjohës Shqipërisë dhe Italisë e ndihem më shumë se kurrë në borxh me të dyja. Gjithë jetën time do përpiqem t’u jap sa më shumë që të mundem! Veçanërisht Shqipërisë që ka më shumë nevojë se kurrë për të gjithë bijtë e saj, kudo që janë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.