Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi në media se ka nisur procedim penal për 6 ish-deputetë të Partisë Demokratike, me dyshimin se ishin përfshirë në përplasje fizike me punonjës policie brenda drejtorisë së Policisë së Tiranës natën e 16 shkurtit, nga selia e PD-së sot u dha një version për ngjarjen.
Artan Hoxha ka shpjeguar rregulloren për të hyrë në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai shpjegoi dhe mënyrën se si ata kanë hyrë. Në një moment ka pasur një ndërhyrë të ashpër të ish-deputetit Enkelejd Alibeaj drejt Artan Hoxhës.
Ai tha:
“Ishe ti a ishim ne aty. Kjo është papërgjegjësi. Merre rregulloren lexoje.”