Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës antiCOVID realizoi mbi 1400 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se “në 24 orët e fundit janë vendosur 8 masa administrative, 6 masa administrative me gjobë, 2 masa për pezullim aktiviteti”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe protokollet e sigurisë.
MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
