Një shqiptar 23-vjeçar u arrestua nga karabinierët për vrasjen në tentativë të një 25-vjeçari, me të cilin ishte grindur në një bar në Albairate (Milano).
Ngjarja ndodhi rreth orës 22.30 në 2 janar. Diksutimi nisi për një vajzë dhe “faji” i vetëm i 25-vjeçarit ishte se ishte fejuar me një vajzë, që i pëlqente shqiptarit.
23-vjeçari fillimisht e kërcënoi me thikë dhe më pas, në kulmin e mosmarrëveshjes, ai nxori armën duke goditur “rivalin”, shkruajnë mediat italiane.
Shqiptari, pasi qëlloi rivalin e tij, arriti të ikë, por u gjurmua nga pas nga ana e policisë. I riu nga Shqipëria u gjet i fshehur në banesën e një të afërmi dhe u arrestua.
Arma u gjet se ishte në pronësi të një 56-vjeçari, i cili pretendon se arma i ishte vjedhur. Edhe mbi burrin tashmë po zhvillohen hetime, për të treguar se përse nuk ka raportuar vjedhjen.