Kryeministri Edi Rama tha për ‘News24’ se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një lëvizje e vonuar nga ana e qeverisë.
Ai theksoi se tashmë ishte koha për të bërë këtë veprim, ndërsa shtoi se godina e teatrit u uzurpua për 2 vite e gjysëm.
“Shembja e teatrit, një lëvizje e vonuar. Ishte koha për ta bërë këtë veprim. Godina e teatrit u uzurpua për 2 vjet e gjysmë Kështu siç rrodhën gjerat, mori për ters, edhe për shumë media që kaluan pa filtra shpifje dhe baltë, nuk kishte mundësi që ne të ktheheshim mbrapa. Në kushtet kur ne po shikojmë një klan tërësor zhvillimi ekonomik siç e kam paralajmëruar, për vetëfinancimin…duke marrë parasysh dhe goditjen nga COVID, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër këtë proces.”, tha Rama.
