Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ishte ndaluar për vjedhje, i jep fund jetës 46 vjeçari

09:30 / March 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 03 13 082817
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 46 vjeçar është vetëvarur në bllokun e sigurisë pasi ishte ndaluar për vjedhje. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:20 në dhomën nr. 8 të bllokut të sigurisë, ku 46 vjeçari nga Berati është konstatuar i vetëvarur me një copë rrobe (pjesë tutash) në dritaren e dhomës.

Në njoftimin e policisë thuhet se, nga veprimet e kryera, rezulton se rreth orës 00:50 punonjësi i shërbimit ka kryer kontroll rutinë dhe 46 vjeçari nuk ka shfaqur probleme apo shqetësime. Rreth orës 01:20, gjatë kontrollit të radhës, punonjësi i policisë ka konstatuar të ndaluarin të varur në rrjetën e dritares së dhomës dhe ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar ndihmë edhe nga punonjësit e tjerë.

Në përpjekje për ta mbajtur të ndaluarin të ngritur, njëri nga punonjësit ka prerë rrobën me të cilën ishte vetëvarur dhe është njoftuar menjëherë urgjenca. Shërbimi mjekësor ka mbërritur menjëherë në vend, ku ka konstatuar se i ndaluari kishte ndërruar jetë.

Sipas policisë, 46 vjeçari kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe pas vizitës në shërbimin e toksikologjisë, mjekët nuk kishin përcaktuar dozë metadoni, pasi dhe nga kontakti me qendrën “Aksion Plus”, është konfirmuar se ai nuk figuronte i regjistruar si përdorues metadoni. Në rekomandimin mjekësor të lëshuar nga mjeku i bllokut të sigurisë, ishte vendosur qetësuesi Xanax, i cili i është dhënë të ndaluarit sipas këtij rekomandimi.

Veprimet hetimore për rastin, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryhen nga Drejtoria e AMP Tiranë.

blloku i sigurise Jeta Prokuroria Tirane Vjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ‘21 Janarin’: Ia komunikuam sot

12:57 / November 17, 2025

Nis gjyqi ndaj Arben Ahmetajt

12:23 / November 17, 2025

Nuk paraqitet avokati, shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën

10:31 / November 17, 2025

Sot seanca paraprake për Metën në GJKKO, vendoset nëse dosja do kalojë për gjykim

09:22 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.