Policia italiane ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për trafik droge.
Mbrëmjen e djeshme, karabinierët në Bologna konstatuan 35-vjeçarin, të cilit i ndalohej të dilte nga banesa, teksa i dorëzonte një pako ose një dozë kokaine një burri.
Kur pa oficerët, ai u përpoq të kthehej në shtëpi, por tashmë ai ishte zbuluar, ndërsa do të gjykohet sërish për shpërndarje droge.
