Një ngjarje tronditëse është raportuar ditën e sotme në Berat, ku një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Bëhet me dije se 51-vjeçari i identifikuar si Shpëtim Krasi është vetëhelmuar me fotoksinë.
Familjarët e Krasit janë shprehur se ai ishte një person i qetë dhe se nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni.
Ndër të tjera ata janë shprehur se kohët e fundit 51-vjeçari ishte mbyllur në vetvete, pasi ishte në proces divorci me bashkëshorten.
Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. 51-vjeçari është babi i dy fëmijëve dhe prej disa vitesh punonte si roje në një filial banke.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
