Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ishte një drekë në rezidencë…”, Meta: Me Ramën kam komunikim të vazhdueshëm (Zbulon takimin e fundit)

20:03 / May 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta gjatë një bisede në emisionin “Hard Talk” tregoi nëse është takuar së fundmi me kryeministrin Edi Rama apo me kryeopozitarin Lulzim Basha.

Pyetje : Zoti President, unë ju kam ndjekur dhe herë të tjera dhe për mua jeni i qartë në këtë që argumentoni megjithatë, opinioni publik ka disa paqartësi, a keni kontaktuar ju personalisht me zotin Rama në atë që ju vetë thatë se ‘mazhoranca më ka kërkuar mua që në këtë situatë pandemike të mos bëjmë luftë politike’?

Kështu e interpretuat ju, ajo që unë thashë është që sjellja ime në situatën e pandemisë duhet kuptuar si një sjellje e përgjegjshme në rrethana të reja ku problem kryesor është mbrojtja e qytetarëve nga një rrezik i madhe dhe i panjohur që kërcenon shëndetin e të gjithëve. Nuk ishte pikërisht ajo që ju e formuluat, por sjellja ime ka qenë e përgjegjshme dhe korrekte. Ekstremisht me qeverinë, me Kuvendin, me opozitën, dhe aktorët e tjerë. Gjithmonë kam bërë thirrje për bashkëpunim në interes të përbashkët.

Pyetje: Kur ka qenë hera e fundit që keni komunikuar me kryeministrin Rama?

Une komunikoj vazhdimisht përmes shkresave zyrtare dhe ky është një komunikim institucional dhe për të mos thënë i përditshëm, edhe pse shumë prej tyre nuk bëhen publike sepse nuk ka arsye mendoj unë që të bëhen publike, ndërsa si komunikim më institucional ka qenë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e pandemisë.

Pyetje: Ndonjë komunikim jo zyrtar keni pasur me kryeministrin Rama?

“Jo nuk kam patur, këto janë përralla dhe legjenda sepse jemi në kohën e distancimit fizik kështu që…

Pyetja: Ju kujtohet hera e fundit që jeni takuar me zotin Rama kokë më kokë?

Po më duket se ka qenë për ditën e progres raportit për Shqipërinë në qershor të vitit të kaluar që unë e kisha ftuar për një drekë në rezidencën e Presidentit, në Pallatin e Brigadave, për të diskutuar para zgjedhjeve vendore për krizën që ishte krijuar, para se unë të nxirrja dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit. Madje dhe atëherë nuk kemi qenë vetëm për vetëm, por ka qenë edhe një eksponent tjetër i qeverisë, nivel drejtori.

Sa i përket takimeve me kryeopozitarin Lulzim Basha, Meta tha se kanë ndodhur edhe kohët e fundit për situatën e krijuar me koronavirusin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.