Militantët e ISIS kanë kërcënuar së fundmi të vrasin, dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton. Ata kanë paralajmëruar se do të helmojnë ushqimin që ajo blen në supermarket.
Kërcënimet kundër dukeshës së Kembrixhit janë bërë në shërbimin e mesazheve, Telegram, ku militantët inkurajojnë ndjekësit e tyre që t’i helmojnë ushqimin.
Në një nga fotot e publikuara, 37-vjeçarja shfaqet me një “X” të kuq ndërkohë që vlëvizte me një karrocë pazari.
Sipër fotos ishte shkruar: Ne e dimë se çfarë konsumon, helmojeni!”
Kërcënime të tjera janë bërë edhe ndaj djalit të saj, Princit George.
Ndërkohë, sipas Daily Star Sunday, mesazhet e militantëve të ISIS po merren seriozisht nga mbretërorët dhe agjentët e inteligjencës.