Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Nëntor 2019

“L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 1 gushtit 1911, në faqen n°3, intervistën e Ismail Qemalit në lidhje me kërkesat e malsorëve shqiptarë ndaj qeverisë osmane, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Intervistë e Ismail bej Qemalit

Vjenë, 31 korrik.

Zeit-i publikon sot një intervistë të deputetit shqiptar Ismail bej Qemalit, aktualisht në Vjenë. Udhëheqësi shqiptar bëri këto deklarata :

Malsorët janë të vendosur që të respektohen kërkesat e tyre : ata kanë humbur të gjithë besimin në qeverinë osmane.

Çdo gjë që kanë, shtëpi dhe bagëti janë sakrifikuar, por ata do të vazhdojnë të mbrojnë çështjen (të drejtat) e tyre deri në vdekje.

Kombet mbajnë përgjegjësinë e tyre morale për situatën e tanishme, meqë fuqitë nuk e kanë parë të arsyeshme të marrin në konsideratë nëse pretendimet shqiptare janë të arsyeshme, të drejta dhe në pajtim me Kushtetutën.

Ato (Fuqitë) nuk e kanë pyetur Turqinë pse, nëse është me të vërtetë një vend kushtetues, ajo nuk i pranon këto kërkesa.

Nëse situata e tanishme vazhdon, qëndrimi brutal i Turqisë dhe indiferenca e fuqive do të çojnë në shkatërrimin e këtyre popullsive të guximshme dhe të pafat. – (Daily Telegraph).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here