Tre shqiptarë, të akuzuar për dhunë dhe zhvatje, janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane në Pistoia.
Sipas mediave italiane, ka qenë denoncimi i një tuniziani ai i cili çoi shqiptarët në pranga, pasi këta të fundit e rrahën dhe kërcënuan me vdekje për t’i marrë atij shumën e parave prej 300 eurosh, për të cilat pretendonin se tuniziani ia kishte borxh pasi i kishin shitur marijuanë.
Tuniziani vendosi të raportonte dhunë dhe kërcënimet e marra nga shqiptarët në polici, ku u organizua kapja e shqiptarëve në flagrancë në momentin e dorëzimit të parave.
Shqiptarët zgjodhën si vend për shkëmbimin e parave në një zonë shumë pak të frekuentuar në Pistoia, duke besuar se mund të vepronin pa u diktuar, por janë arrestuar menjëherë nga forcat e policisë së shtetit fqinj.
