Një 39 vjeçar nga Shqipëria u sulmua në mbrëmjen e djeshme nga katër kineze me thikë në Itali. Për pasojë ai mori plagë serioze dhe tani gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi përpara një lokali në Viale Piave.
Pavarësisht prerjeve të pësuara, vetë 39 vjeçari ai doli që t’i ikte grupit të kinezëve dhe shkoi në një komisariat, ku kërkoi ndihmë.
Përplasja ndodhi brenda lokalit, ndërkohë që sulmuesit e ndoqën atë dhe më pas e goditën. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, ndërkohë që gjendja e të plagosurit vazhdon të ngelet serioze. Hetuesit ndërkohë kanë marrë në zotërim filmimet e kamerave, për të zbuluar autorët e krimit.