Italia nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Në valën e dytë të koronavirusit, ku rastet e reja kanë shpërthyer sërish, në të gjithë rajonin e Lazios po parashikohen që të kryhen tamponte të shpejta apo teste serologjike.
Autoritetet lokale drejtuese të kryeqytetit italian kanë nënshkruar marrëveshje me Urdhrin e Farmacistëve dhe deri tani, 102 farmaci romane me stafin e tyre do të vihen në dispozion për të kryer testimet në bazë të kërkesave të qytetarëve.
Testet e shpejta kushtojnë 22 euro, ndërsa ato serologjike janë 20 euro dhe banorët mjaftojnë të bëjnë prenotim paraprak tek farmacia e zonës që ndodhet më pranë banesës së tyre në zonën ku jetojnë.
