Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Italia nxjerr raportin për kriminalitetin: Shqipëria prodhues kanabisi dhe vend tranzit për heroinën

23:58 / January 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mafia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Brendshme Italiane ka publikuar raportin për gjashtë mujorin e parë për kriminalitetin për vitin 2019. Në raport theksohet se Shqipëria është mes vendeve me prodhimin më të lartë të kanabisit, pavarësisht planit kombëtar anti-kanabis me mbështetjen edhe të Romës zyrtare. Vendi jonë përcaktohet edhe si vend tranzit për trafikun e heroinës nga Afganistani në Europë. Grupet kriminale shqiptare, vijon më tej raporti, kanë bashkëpunim me mafien italiane, Camorra dhe Ndrangheta. Por kriminaliteti shqiptar shtrihet edhe më tej me bashkëpunimin me grupet nga Amerika Latine për kokainën, Holanda, Belgjika, Anglia dhe vende të tjera.

“Shqipëria figuron në hartën globale mes vendeve kryesore të prodhimit të marijuanës por edhe si tranzit për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia e destinuar për tregun e Europës. Në Shqipëri u bë plani kombëtar anti-kanabis dhe Italia e mbështeti për kontrollet ajrore për zbulimin e parcelave. Duke parë afërsinë gjeografike, kriminaliteti shqiptar vijon të ketë raporte bashkëpunimi me mafien italiane në trafikun e drograve sikur janë edhe sekuestrimet e bëra, por edhe investigimet. Shqiptarët bashkëpunojnë me mafien italiane, Camorra-n dhe Ndrangheta-n në trafikun e drogës.

rimi i organizuar shqiptar konfirmohet si një nga më aktivët në Itali që bashkëpunon me grupet në Holandë, Belgjikë, Austri, Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë. Në Itali prania e tyre është e përhapur në pjesën më të madhe të territorit, me përqendrim më të madh në Veri dhe Puglia në Jug. Ata veprojnë në grupe në bazë të lidhjeve familjare dhe fisnore. Gjithashtu shqiptarët bashkëpunojnë me anëtarë të kombësive të tjera. Shqiptarët kanë krijuar edhe një rrjet të trafikut nga Amerika Latine. Jo vetëm në trafikun e drogës, por shqiptarët veprojnë edhe në prostitucion, emigracioni i paligjshëm dhe grabitje” thuhet ndër të tjera në raportin e Ministrisë së Brendshme të Italisë.

Italia raporti Shqipëria prodhues kanabisi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.