Pagesat e kredive për familjet dhe bizneset e vogla do të pezullohen në të gjithë Italinë prej përkeqësimit të pasojave të koronavirusit në ekonominë e vendit, tha sot zv. ministrja e ekonomisë.
“Po, kjo do të bëhet, për individët dhe bizneset e vogla”, tha zv. ministrja Laura Castelli, në një intervistë kur u pyet për mundësinë.
Financierët italianë ABI thanë dje se huatë përbëjnë 90 përqind të të gjitha aseteve dhe ishin gati të ofrojnë një moratorium borxhi për bizneset e vogla dhe familjet që kanë pësuar dëme nga epidemia e koronavirusti të ri.
Lajmi vjen teksa Italia njoftoi se ka dyshishuar shumën e gatshme për luftën ndaj epidemisë në 7 miliardë euro dhe ka rritur limitin e borxhit në 2.5 përqind të prodhimit kombëtar.