Italia ndali në orën 12.00 në homazh për gjithë jetët e humbura nga koronavirusi. Kanë qenë kryetarët e bashkive ata që kanë nisur iniciativën duke ulur flamujt në gjysmështizë në institucionet e tyre për të vijuar më pas me institucionet e tjera.
Presidenca ishte një nga institucionet e para që iu bashkua zisë në ballkonin e sheshit flamujt u ulën në gjysmështizë nga flamurtarët. Ambasadat italiane jashtë vendit iu bashkuan gjithashtu iniciativës.
Deri tani, Italia shënon 11 591 të vdekur, 101739 persona të prekur me koronavirus, ndërkohë që shifrat përditësohen në orët e pasdites.
