Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Italia solli Forcat Speciale për ta kapur! Ja cili është “Llupsi” që rrahu një 25-vjeçar dhe qëlloi me armë në ajër në Shijak

16:54 / July 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 60ec292239abe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit vuri sot në pranga një 52-vjeçar, pasi e akuzon atë se pas një sherri për motive banale ka dhunuar një 25-vjeçar, bashkë me dy të afërm të tij, dhe më pas ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, ngjarja ka ndodhur në Shijak, ndërsa mësohet se personi i arrestuar është identifikuar si Astrit Keçi, një emër jo pak i njohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare.

Reçi, i njohur ndryshe me nofkën “Llupsi” është një emër që e kemi dëgjuar pak kohë më parë, teksa u vu nën shënjestrën e OFL-së për të deklaruar pasurinë.

Ai u arrestua në 14 maj të vitit 2018 nga policia shqiptare pasi kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge.

Keçi në vitin 2006 ishte kthyer në Shqipëri për t’iu shmangur kapjes pas një sërë hetimesh të kryera më 1998 dhe në 2006 si dhe ndaj masave të nxjerra nga autoritetet gjyqësore në Milano dhe Rimini.

Astrit Keçi u akuzua si pjesë e grupit, që konsiderohet si një prej organizatave kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës, sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës. Droga është trafikuar në shtete të ndryshme evropiane përmes Italisë, ku përdoreshin kanalet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia.

Pas arrestimit, Gjykata e Durrësit vendosi ekstradimin e tij në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin me 30 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Organizatë Kriminale me qëllim Trafikimi i lëndëve narkotikëve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e avokatëve britanikë me Veliajn

16:58 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.